Ukraina: Njësitë tona kaluan në kundërsulm në disa pjesë të qytetit Bakhmut

Komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi njoftoi se njësitë ukrainase kanë kaluar në kundërsulm ndaj forcave ruse në disa pjesë të qytetit Bakhmut, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në llogarinë e medias sociale të Komandës së Forcave Tokësore të Ukrainës thuhet se Syrskyi vizitoi disa drejtime të vijës së frontit dje dhe ka nderuar me medalje shtetërore ushtarët e suksesshëm.

Syrskyi bëri vlerësime lidhur me situatën në front ku tha se ushtria ukrainase gjatë ditës ka zmbrapsur shumë sulme të rusëve në drejtim të Lyman. “Përpjekjet e armikut për të marrë nën kontroll pozicionet tona dështuan. Armiku pësoi humbje, morëm peng 10 ushtarë të armikut”, tha ai.

Syrskyi theksoi se vazhdojnë luftimet intensive në drejtim të qytetit Bakhmut. Ai pretendon se forcat ruse dështuan gjatë përpjekjeve për të thyer mbrojtjen e ushtarëve ukrainas në drejtime të ndryshme.

“Ushtarët rusë bënë përpjekje në maksimum për të përparuar. Pavarësisht humbjeve të rëndësishme, grupet e reja të sulmit të Wagner, luftëtarë nga kompani të tjera private po hyjnë vazhdimisht në luftë. Por, armiku nuk arrin të marrë nën kontroll qytetin”, tha Syrskyi.

Ai potencoi se situata në drejtim të qytetit Bakhmut është shumë komplekse. Në të njëjtën kohë njësitë tona kaluan në kundërsulm ndaj armikut në disa pjesë të qytetit dhe armiku u largua nga disa pozicione të tyre”, tha Syrskyi.





Story i mëparshëm

Maqedoni/ Treni godet veturën, vdes shoferi

Story i radhës

Prodhimi vendas në rrezik, Meta: Kanë përkrahjen tonë, qeveria nuk ka marrë asnjë masë. Të anulohen vendimet arbitrare!

Të fundit nga