Kasami për tubimin më 6 maj: Patjetër që do të mbahet! Artan Grubi të tërhiqet, të mos provokojë

6 maji po afrohet, ende nuk dihet se kush do të mbajë tubim në sheshin “Iliria” në Tetovë, përcjell TV21. Kryetari i komunës së Tetovë, Bilall Kasami thotë se lejen për tubim e jep komuna, e jo Sektori për Punë të Brendshme. Kasami thotë se opozita VLEN ka bërë kërkesë më herët se Fronti Europian.

“Nuk është Artan Grubi ai që përcakton se kush dhe kur do të mbajë tubime parazgjedhore, nuk jemi ne shtet policor. Ne vlerësojmë dhe kërkojmë nga Artan Grubi që përfundimisht të tërhiqet, mos të provokojë qytetarët, mos të provokojë tetovarët, sepse përgjigjen do ta marrë më 8 maj”, tha mes tjerash Kasami./tv21.tv

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Pacolli: Ne e çkapëm shtetin

Story i radhës

“Kanë punuar edhe pa arsim të rregullt” – U ndalohet hyrja në Klinikën e Toksologjisë personave që nuk kanë kontratë pune

Të fundit nga