Maqedoni/ Treni godet veturën, vdes shoferi

Një 76-vjeçar nga Krusheva ka humbur jetën pasi një tren ka përplasur automjetin që po drejtohej nga ai, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se aksidenti ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme.

“Më datë 01.05.2023 rreth orës 04:00 në SPB-Manastir është raportuar se një tren i udhëtarëve i cili udhëtonte në linjë Manastir-Shkup, në vendkalimin hekurudhor ndërmjet rrugës “Trajko Nikolloski” dhe rrugës “Lece Koteski” në Prilep, afër stacionit hekurudhor Prilep, ka goditur automjetin e pasagjerëve “Polo” me targa të Manastirit, i drejtuar nga H.I.(76) nga Krusheva, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Një mjek i Urgjencës konstatoi vdekjen e tij”, thonë nga MPB./tv21.tv

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Ende pa marrëveshje, Rashica pritet të luajë prapë në Angli

Story i radhës

Ukraina: Njësitë tona kaluan në kundërsulm në disa pjesë të qytetit Bakhmut

Të fundit nga