Ministria e Energjisë e Ukrainës ka thënë se nga nesër do të duhet të ndalojë furnizimin me energji elektrike për Bashkimin Evropian për shkak të sulmeve të sotme me raketa, të cilat goditën gjenerimin termik dhe nënstacionet elektrike.
Ndërprerja do të ndihmojë Ukrainën të stabilizojë sistemin e saj energjetik, tha ministria në një deklaratë në faqen e saj të internetit.
Ukraina filloi eksportin e energjisë në Bashkimin Evropian më 1 korrik.
Në atë kohë, presidenti Volodymir Zelensky tha se nisja e transmetimit të energjisë ishte fillimi i një procesi që mund të ndihmonte Evropën të reduktonte varësinë e saj nga hidrokarburet ruse, raportoi atëherë Reuters.