​Ukraina: Blerja e gazit rus financon vrasjet e fëmijëve ukrainas

May 22, 2022
1 minut lexim

Mbështetja e Evropës në naftën dhe gazin rus po financon përdhunimet dhe vrasjen e fëmijëve ukrainas, ka thënë për Sky News një deputete dhe anëtare e delegacionit të Ukrainës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ivana Kylmpush-Tsintsadze tha se shtetet dhe kompanitë perëndimore duhet t’i japin fund “biznesit si zakonisht” me Moskën dhe bëri thirrje për rritje të furnizimeve me armë të rënda, si dhe një embargo totale të gazit dhe naftës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet konferencës me një video-lidhje të hënën.

Është hera e parë që mbledhja vjetore e liderëve të biznesit, politikës dhe shoqërisë civile mblidhet personalisht që nga pandemia e koronavirusit në 2020, raporton Sky News.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prishtina përqafon të madhin Ernest Koliqi

Story i radhës

Verstappen triumfon në Barcelonë dhe kryeson botërorin

Të fundit nga

Për rikthimin e dyshes Olmo – Victor

Pas një periudhë të komplikuar, Barcelona u rikthye më në fund të buzëqeshë. Mbrëmë këtij klubi i arritën dy lajme të mira: ri-integrimi në skuadër i dyshes Dani Olmo e Pau Victor
ShkoLartë