i jepet lamtumira e fundit ish kryeministrit grek kostas simitis qindra te pranishem ne ceremonine motrore 677fd8f59d02f

I jepet lamtumira e fundit ish-kryeministrit grek, Kostas Simitis! Qindra të pranishëm në ceremoninë motrore

January 9, 2025
1 minut lexim

Të afërm, miq, kolegë, madje edhe kundërshtarë politikë, i kanë dhënë lamtumirën e fundit, ish-kryeministrit grek, Kostas Simitis, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare, në orët e para të mëngjesit të së dielës më 5 janar.

Varrimi i tij u mbajt ditën e sotme, 9 janar, pasi qeveria shpalli të dielën katër ditë zie kombëtare në nder të Simitisit.

Ai u përcoll me nderime nga bashkëshortja Dafni Simitis, dy vajzat e tij, Marilena dhe Fiona, të cilat i qëndrojnë në krah nënës së tyre dhe mirë pritën ngushëllimet nga qindra njerëz të pranishëm.

Kostas Simitis dhe Dafni u takuan në Londër në vitin 1960. Dasma e tyre u zhvillua në verën e vitit 1964, në një rreth të ngushtë familjar.

Në vitin 1967 dhe 1968 u lindën dy vajzat. Fiona ka studiuar Histori Arti në Paris dhe Marilena ka studiuar Shkenca Politike në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork.

“Fëmijët e mi ishin kritikë ndaj zgjedhjeve të mia dhe kjo më ndihmoi shumë”, tha dikur Kostas Simitis për vajzat e tij.

Gjatë kortezhit mortor fjalime mbajtën Presidentja e Republikës Katerina Sakellaropoulou, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, presidenti i PASOK Nikos Androulakis, ish-ministri dhe profesori Tasos Giannitsis, profesori Yiannis Voulgaris dhe profesori Konstantinos Tsoukalas.

Kyriakos Mitsotakis, në fjalimin e tij në funeral, e cilësoi Kostas Simitisin “si një luftëtar kundër diktaturës, një shërbëtor të denjë të demokracisë”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

grupet gjermane dominojne tregun e automobileve elektrike 677fd65fdda44
Story i mëparshëm

Grupet gjermane dominojnë tregun e automobilëve elektrikë

rama familja jashari nuk e miratoi asnje projekt per sheshin po e rihapim konkursin 677fd9a87c215
Story i radhës

​Rama: Familja Jashari nuk e miratoi asnjë projekt për sheshin, po e rihapim konkursin

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë