Të paktën një person u vra dhe 18 u plagosën sot herët në një sulm rus në qytetin ukrainas të Odesës, njoftoi një zyrtar lokal, transmeton Anadolu.
Katër nga të plagosurit ishin fëmijë, tha në Telegram Oleg Kiper, kreu i administratës ushtarake rajonale, duke shtuar se infrastruktura, si dhe ndërtesat rezidenciale dhe fetare janë dëmtuar.
Katedralja Spaso-Preobrazhenskiy e qytetit u dëmtua gjithashtu në sulm, tha Kiper.
Ai shtoi se të lënduarit po marrin trajtim në spital.