bebe rexha shfaqet per here te pare qe pas ndarjes nga i dashuri keyan safyari 64bcfb4d9b373

Bebe Rexha shfaqet për herë të parë që pas ndarjes nga i dashuri, Keyan Safyari

July 23, 2023
1 minut lexim

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, ka tash e sa javë që qëndron larg rrjeteve sociale.

E krejt kjo duket se lidhet pak me ngjarjet e fundit në jetën e saj personale, pasi thuhet se së fundmi, Rexha është ndarë nga i dashuri i saj, kineasti Keysan Safyari.

Lajmi u bë i ditur fillimisht nga vet artistja e hitit “I’m A Mess” me publikimin e një mesazhi privat që ai ia kishte dërguar në InstaDirect, ku e kritikonte për kilogramët e shtuar në pak kohë.

Më pas, Bebe Rexha e fshiu mesazhin nga InstaStory, por i njëjti bëri bujë duke u shfaqur gjithandej në mediat botërore.

Po të shikosh në rrjetet sociale, vërehet se Bebe dhe Keyan nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale – gjë e cila shton edhe më tepër dyshimet për një ndarje.

Sido që të jetë pas krejt kësaj rrëmuje, 33-vjeçarja duket se është fokusuar në punë, pasi ka filluar intensivisht të punojë për të sjell në treg këngën e saj të re, “One In A Million”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ukraina 1 i vrare dhe 18 te plagosur ne sulmin rus ne odesa 64bcfa9c96249
Story i mëparshëm

Ukraina: 1 i vrarë dhe 18 të plagosur në sulmin rus në Odesa

plagosen kusheririn me arme zjarri per tokat arrestohen dy vellezerit ne kukes 64bcfb50c2a54
Story i radhës

Plagosën kushëririn me armë zjarri për tokat, arrestohen dy vëllezërit në Kukës

Të fundit nga

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet,
ShkoLartë