“Uashingtoni s’e pranon që e ka gabim kur beson që mund ta ngrejë Serbinë kah Perëndimi”: Serwer thotë se ShBA po u bën “lëshime”

July 31, 2023
1 minut lexim

“Nuk ka befasira” sa i përket politikave amerikane në Ballkanin Perëndimor, ka thënë profesori amerikane Daniel Serwer, duke folur për Al Jazeera Balkans, ku thotë se tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës “po i bëjnë lëshime” Serbisë.

“Nuk shoh të ketë ndërrime në qëndrimin e ShBA’së ndaj Serbisë, e cila përkthehet në të marrit me të mirë (appeasment) Serbinë”, u tha Serwer, derisa edhe sanksionet ndaj shefit të spiunazhit serb Aleksandar Vulin, ai thotë se nuk jan sanksione ndaj Serbisë por individuale.

“Sanksionet po drejtohen kundrejt individëve, dhe Ambasadori i ShBA’së në Beograd, Christopher Hill, provoi më të mirën e tij për të shpjeguar se këto (sanksione) s’u drejtohen institucioneve serbe”.

Uashingtoni është i bindur se Serbia mund të ngrehet nga Perëndimi, por njerëzit që mendojnë kështu nuk mund ta pranojnë se e kanë gabim”, thekson Daniel Serwer.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shenjat që do të martoheshin pa problem më shumë se një herë

Story i radhës

Sot dalin në shitje biletat për ndeshjen Drita-Plzeni, këto janë çmimet

Të fundit nga

ShkoLartë