U rrah për vdekje nga bashkëshorti, babai i Marigona Osmanit: Kur e pashë vajzën, më mirë të më kishin vrarë

July 12, 2022
1 minut lexim

Muhabi Osmani, babai i të ndjerës, Marigona Osmani, ka rrëfyer momentin kur e ka kuptuar se vajza e tij nuk jetonte më.

Sipas mediave në Kosovë, ndërsa Osmani fliste plot emocion për të bijën, ka thënë se në momentin kur e kishte parë fotografinë e Marigonës, në gjendjen kur kishte ndërruar jetë, “më mirë ta kishin vrarë”.

“Kur ma kanë treguar fotografinë, më mirë të më kishin vrarë aty, por Zoti po ta jepka një fuqi. Kam shkuar në shtëpi, kam qenë më një shok të punës, në kuzhinë ka qenë duke më pritur bashkëshortja, kanë qenë fëmijët dhe thashë ta tërheq nga fëmijët dhe hymë në dhomën tjetër”.

“Thashë, Valdete mbahu e fort, Marigona ka vdekur. Mos qaj për hir të fëmijëve, qëndro. Nuk i tregova, i thashë aksident”, shtoi ai.

Kur pyetet se a i kishin treguar hetuesit se kush ishte i dyshuari, Osmani thotë se “ata më thanë se këtë punë do ta kryejmë ne, dhe faktikisht e zunë”.

“Unë nuk e di se çfarë e ka shtyrë atë ta bëjë atë vepër. Me çu dorë ashtu”, shtoi ai.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda në vend njoftuan të martën e 28 qershorit se është ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Popullsia e botës po rritet gjithnjë e më ngadalë

Story i radhës

​Rriten eksportet e Shqipërisë drejt Zvicrës

Të fundit nga

ShkoLartë