U prehsh në paqe dajë ynë Rafet Ademi

min lexim

Më 17 dhjetor  2022, në Varrezat e fshatit Sharban të Prishtinës, në prani të shumë qyterarëve, të afërmve e miqve, iu dha lamtumira e fundit,  veteranit të UÇK-së dhe aktivistit  llapjan komandant Rafet Ademit. Me fjalë lamturmirëse u paraqitën OVL e UÇK-së së Prishtinës.

Lajmin e hidhur e mora nga faqja e fejsbookut. Meqë lajmi ishte shumë i rëndë që nuk doja ta besoja për dajen Rafet e rilexova edhe një hërë ngase nuk deshiroja ta kuptojë këtë njoftim.Pasi e vërtetova lajmin sa do i hidhur qe ishte u riktheva në vitet të para një cerk shekulli kur ai drejtonte luftën çlirimtare në këtë fshat e rrethinë dhe fillova t’i rikujtoj angazhimet e tij gjatë asaj kohe e veçmas në kohën, ku bashkë me disa shokë bashkë luftetarë ka luftuar kundër forcave paramilitare serbosllave e çetnike. Ai bashkë me shokët e tij luftetarë u kishte shkaktuar humbje forcave paramilitare serbe…Së këndejmi,i kujtova vuajtjet dhe sakrificat e tij por edhe angazhimet gjatë atyre viteve në rugën e lirisë që u arrit në qershor të vitit 1999.

U preka shumë nga kjo humbje e një burri të mrekullueshëm fisnik dhe gojëmbël, të qeshur dhe gazmor, jo vetëm me ne shokët dhe miqtë që e kemi njohur nga afër, por edhe me të tjerët me të cilët Rafeti  pati fatin të punojë e ruajnë në kujtesë si një njeri i cili i respektonte kolegët shumë. Pra ishte i dashur me miqtë e shokët, dhe ishte një familjar shembullor.

Qenka vështirë ta përjetojmë dhimbjen tonë për vdekjen tuaj të parakohshme, të këtij luftetari të dalluar të lirisë që po e gëzojm ne sot komandant Rafet Ademit!. 

Mungesën tuaj s’mund ta përshkruajmë me fjalë, sepse ndarja juaj nga kjo botë është e rëndë, madje per ne edhe më e rëndë sa vetë toka dhe qielli, por ne: familja, miqtë, dashamirët jemi të gjithë krenarë që ju patëm, ngase ju ishit dhe mbetët simbol i burrërisë, i mirësisë, i bujarisë, luftetar i dalluar, atdhetar i flakët dhe i talentuar, e mbi të gjitha prind, vëlla e mik i denjë. Prandaj virtytet tuaja neve na bëjnë të fortë qe të jetojmë me kujtimin për ju, sepse fjalët dhe veprat tuaja, vërtet ju bëjnë të pavdekshëm.

Koha ikën duke shkaktuar e shëruar plagë. Kështu ishte, në të kaluarën,kështu është sot,kështu do të jetë edhe në të ardhmën, por dhimbja, malli dhe plagët tona nuk na janë aspak të lehta, ngase ju ikët, kur na u deshët më së shumti, familjes dhe shoqrisë.

Për mua Rafeti ishte një ëngjëll që Perëndia e mori shpejtë në gjirin e vet por  fytyra e tij gazmore do rroj për jetë të jetëve. Para pak vitesh u nda nga jeta babai i tij i dashur, dajë  Ahmeti i cili e donte shumë Rafetin  dhe ia kujtonte vuajtjet dhe sakrificat që i kishte përjetuar gjatë luftës. Meqë babai e ka dashur shumë Rafetin, ai e mori me vete në parajsë.

 E nderuara familja Ademi!

Në emër të Lidhjes së historianëve të Kosovës, dega në Prishtinë  në emër të komunitetit historik shkencor  të Prishtinës dhe në emrin tim personal, ju shprehim ngushëllimet tona të thella për vdekjen e komandant Rafet Ademit.

Ngushëllime familjes. Bëhuni të fortë e të qëndueshëm ju nëna, motrat, bashkëshortja, fëmija,familja Ademi  dhe gjithë ne që e kemi njohur. I qofte i lehtë dheu i Kosovës!

Së këndejmi, Ju bëhuni të fortë, sepse dhimbjen e kemi të përbashkët!

U prehtë në paqe Rafet  Ahmet  Ademi!

Zoti i madh ju lashtë shëndoshë!”

Story i mëparshëm

Plagoset me armë zjarri i riu nga Saraji

Story i radhës

Lukaku ndryshon gjithçka te Interi

Të fundit nga