Lukaku ndryshon gjithçka te Interi

Romelu Lukaku nuk e ndalin as festat, pasi kërkon që rikthimi i tij te Interi të lërë pas imazhin e keq që la në Botërorin 2022. Paraqitja e sulmuesit të Belgjikës ishte zhgënjyese dhe ishte padyshim një nga dështimet e aktivitetit, pasi në momentet vendimtare humbi raste të pabesueshme para portës së Kroacisë.

Lojtari është kthyer në grumbullim me Interin dhe ka shënuar edhe gol në miqësoren që zhvilloi skuadra dy ditë më parë.

Por ai nuk është ndalur, edhe pse Simone Inzagi u ka dhënë dy ditë pushim të gjithë lojtarëve që ka pasur në dispozicion.

”Sportmediaset” raporton se Lukaku, edhe pse ka fluturuar drejt Belgjikës për Krishtlindje, sot është shfaqur në stërvitje vetëm në Bruksel dhe ka bërë një seancë dy orëshe për të rifituar gjendjen më të mirë fizike. I njëjti plan edhe për nesër, kur do të kthehet pasdite në Milano, një sinjal i qartë se dëshiron të tregojë se Lukaku i Botërorit ishte thjesht një rastësi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U prehsh në paqe dajë ynë Rafet Ademi

Story i radhës

Kongresi i ASH-së, marrin pjesë edhe përfaqësues nga BDI, Lëvizja BESA dhe Alternativa

Të fundit nga