U mbajt Akademi përkujtimore për dëshmorin Nijazi Azemi-Komandant Mjekrra

March 26, 2022
min lexim

Akademia përkujtimore për dëshmorin Njazi Azemi, ka nisur me homazhe tek varri në varrezat e dëshmorëve në Viti. Për të vazhduar me tubimin në Shtëpinë e Kulturës. Në emër të Institucioneve komunale të Vitisë, ka folur drejtoresha për Arsim Fatbardha Emini, e cila ka theksuar se dëshmorët e lirisë janë dhe do të mbeten institucioni më i nderuar dhe i krenarisë kombëtare.

“Rrugën që trasuan luftëtarët dhe dëshmorët e UÇK-së, janë vlerë e trashëguar, ndërsa ne po ndërtojmë shtetin demokratik, shtetin e së drejtës, një shtet gjithëpërfshirës të të gjithë qytetarëve të barabartë, në paqe me të gjithë.

Ky rrugëtim, ishte i vështirë, por aspak më e lehtë nuk do të jetë puna dhe angazhimi që po na pret në forcimin e vlerave demokratike deri në arritjen e qëllimeve tona, deri në anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Sot, përkulemi para veprës së dëshmorit të kombit Nijazi Azemi si dhe gjithë dëshmorëve të kombit, sepse kur përkujtojmë ata, vlerësojmë se çfarë çmimi të lartë ka liria. Andaj, jo vetëm juve familjarë të dëshmorëve, por edhe neve na bënë krenar e kaluara e djemve dhe vëllezërve tuaj, që flijimin për çlirimin e Kosovës, e bënë në emër të idealit të lartë të lirisë”, ka thënë Emini.

Ajo më tej ka shtuar se sot më tepër se kurrë, na duhet një dashuri më e madhe për atdheun, një respekt dhe solidaritet për njëri-tjetrin, një bashkim i forcave dhe tejkalim i dallimeve politike për qëllimet madhore të Kosovës. Na duhet punë dhe sakrificë më e madhe për t’u bërë ballë sfidave në përmbushje të synimeve tona.

Mirënjohje përjetë për të gjithë ata që sakrifikuan jetën në shërbim të Atdheut”

Lavdi dëshmorit Nijazi Azemi. Lavdi dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Në emër të Organizatave të dala nga lufta, foli Abdyl Bajrami, i cili theksoi se vepra e dëshmorit Nijazi Azemi, e bënë atë të pavdekshëm. Në emër të ish UÇPMB-së, foli Mustafë Shaqiri-komandant Shpëtimi, i cili edhe evokoi kujtime që nga takimet e para me komandant Mjekrrën. Kryetari i Qendrës Kulturore Shqiptare, Minella Kureta, e nderoi me titullin Krenaria Shqiptare, babain e dëshmorit Nijazi Azemi, Ramush Azemin. Në këtë Akademi, u shfaq edhe një program artistik nga Kori i Qytetit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas vendimit të Gjykatës, Sali Berisha përkujton kryengritjen e Kavajës: Të bashkuar rreth idealeve të lirisë

Story i radhës

Osmani: KE-ja do të furnizojë gaz dhe naftë për Maqedoninë e Veriut aq sa do të ketë nevojë

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë