u infektua me ebola mjeku amerikan dergohet per trajtim mjekesor ne gjermani 6a0def8879aae

U infektua me Ebola/ Mjeku amerikan dërgohet për trajtim mjekësor në Gjermani

May 20, 2026
1 minut lexim

Një mjek amerikan,  i cili është prekur me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, ka fluturuar për në Gjermania për mjekim, bashkë me gruan dhe katër fëmijët.



Njoftimi vjen teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron për “shpejtësi të madhe” të përhapjes së sëmundjes.

Autoritetet kanë raportuar për të paktën 139 vdekje të dyshuara dhe për më shumë se 500 raste të prekjes me llojin Bundibugyo të sëmundjes, për të cilin nuk ka vaksina.

Shpërthimi i cili është përhapur në zonat urbane, është shpallur emergjencë e shëndetit publik që kërkon përgjigje ndërkombëtare.

Mjeku Peter Stafford, një kirurg dhe lideri i grupit “Serge”, ka deklaruar se ai pavetëdije kishte trajtuar një pacient që ishte i prekur me Ebola, para se shpërthimi i sëmundjes të kuptohej.

Gruaja e tij, Rebekah Stafford, po ashtu mjeke, dhe fëmijët e tyre, po vëzhgohen për simptoma të mundshme.

Kirurgu i infektuar nuk mund të qëndronte në këmbët e tij kur ishte nisur për në Gjermani, sipas dy zyrtarëve të grupit ku ai punon.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se organizata e vlerëson rrezikun e epidemisë “të lartë në nivelet nacionale dhe rajonale, dhe të ulët në nivel global”.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

IMG 20260520 WA0106
Lajmi i mëparshëm

Publicistja Dijana Toska: Kam mbështetur nismat që BDI të shkojë në opozitë, u ngritën mbi pushtetin

prokuroret prezantuan video dhe fotografi nga nata kritike ne diskoteken puls 6a0df86505a7d
Lajmi i radhës

Prokurorët prezantuan video dhe fotografi nga nata kritike në diskotekën ‘Puls’

Të fundit nga

ShkoLartë