U fol për Ligjin për Sponsorizim në sport

Përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, koordinatori për edukim në Akademinë Olimpike, Fitim Arifi, dhe zyrtarja ligjore, Blerina Imeri, kanë shpjeguar Ligjin për Sponsorizim në Komunën e Kaçanikut.

Të pranishëm ishin rreth 70 përfaqësues të komunitetit të sportit dhe biznesit, të cilët morën sqarimet e nevojshme për benefitet që sjell ky ligj dhe procedurat që duhet ndjekur për të arritur një marrëveshje sponsorizimi.

Ligji për Sponsorizim ka hyrë në fuqi në vitin 2019, ndërsa në fushën e sportit, bizneseve u njihet zbritja 30 për qind nga tatimi në fitim.

Kjo u ndoq me interesim të madh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

COVID/ Mbi 700 infektime në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Story i radhës

Uniku Blerando këtë herë sjell “Tempelena”, paralajmëron mino albumin

Të fundit nga