U deshën 28 minuta për të ndezur një kompjuter Windows 7 me procesor 5Mhz dhe 128MB RAM

Gara drejt procesorëve 1Ghz ishte një realitet në virgjilje të shekullit të ri. Ishte po aq emocionuese gjithashtu ndërsa AMD dhe Intel po garonin dhëmb për dhëmb. Sot nuk gjeni dot një procesorë me frekuencë nën 1.6Ghz.

Megjithatë mund të ulni frekuencën manualisht siç NTDEV ka bërë në videon e tij më të fundit. Një YouTube arriti të vendoste një Windows 7 Ultimate e madje të punonte më shumë se një program të hapur në të njëjtën kohë.

Nuk është aq e thjeshtë sepse sistemi operativ funksiononte vetëm në Safe Mode dhe shumica e resurseve të sistemit ishin çaktivizuar.

E gjitha funksionoi mbi një procesor Pentium-S me frekuencë 50Mhz dhe 128MB RAM. Kur ndizej, që duheshin afro 28 minuta, YouTuberi mund të përdorte programe si NotePad. Ai ishte i aftë të përdorte sistemin operativ me vetëm 36MB RAM.

Microsoft rekomandon të paktën një procesor 1Ghz dhe 1GB RAM së bashku me 16GB memorie për të përdorur Windows 7. Sistemi ishte tmerrësisht i ngadaltë për YouTuberin dhe ju deshën tre orë për të bërë konfigurimin.

Tashmë ai është duke vrarë mendjen sesi të përdorë Windows 10-ën ose Windows 11-ën në një çip më të ngadaltë sesa 1Ghz. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qeveria aprovon kërkesën për strehimin e gazetarëve të Afganistanit në Kosovë

Story i radhës

​Për momentin, Gjermania nuk po prezanton kufizime të reja për udhëtarët nga Kina

Të fundit nga