U denoncua nga motra për dhunë, arrestohet 31 vjeçari

Një 31 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Bulqizës pasi ka dhunuar fizikisht familjarët e tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Martanesh, ku motra e autorit ka marrë ne telefon dhe ka denoncuar dhunën e ushtruar nga vëllai ndaj saj dhe prindërve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit është bëri i mundur arrestimi i shtetasit me iniciale I. M., 31 vjeç.

“U konfliktua dhe ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij, falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, parandalohet konflikti i mëtejshëm dhe vihet në pranga autori.

Në sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë nga  shtetasja N. M. e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi vëllai po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ndaj prindërve.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku është bërë i mundur parandalimi i konfliktit duke arrestuar në flagrancë shtetasin I. M., 31 vjeç,  banues në Martanesh,  Bulqizë”, thuhet në njoftimin e policisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Barcelona në bisedime me Azpilicuetan

Story i radhës

Darko Dimovski: Mbështetje për deputetët para Kuvendit teksa do të diskutohet për pagën minimale

Të fundit nga