Darko Dimovski: Mbështetje për deputetët para Kuvendit teksa do të diskutohet për pagën minimale

min lexim

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski, paralajmëroi se punëtorët, siç thotë ai, do të mbajnë grevë para Kuvendit, derisa deputetët do të mbajnë seancë plenare për projektligjin për rritjen e pagës minimale prej 18.000 denarë dhe gjithmonë paga minimale të jetë të paktën 60 për qind e pagës mesatare.

“LSM tashmë është në grevë pas asaj që nuk e morëm. Ne jemi të vendosur në kërkesat tona dhe nuk kemi kthim prapa. Jemi nën nivelin e ekzistencës si punëtorëve. Më datën 10 shkurt, në orën 11:00, u bëj thirrje të gjithë punëtorëve para Kuvendit, por jo të kritikojnë dhe ofendojnë deputetët, por t’i mbështesim të gjithë së bashku – 120 persona të ngrenë duart për pagën minimale”. Ka thënë Dimovski mbrëmë në “Top Tema”.

Sipas propozimit të punëdhënësve, paga minimale do të ishte 16.164 denarë, për të cilën LSM dhe sindikatat e tjera që morën pjesë në këshill, qartë dhe me zë me një thanë “jo”.

“Një nga argumentet tona kryesore është se shporta minimale e konsumatorit sindikal aktualisht është 35.040 denarë. Duke ditur se dy paga minimale prej 16.164 denarë nuk mund ta mbulojnë atë shportë minimale konsumatore, me të cilën punëtori nuk ka mundur të jetojë muajin aktual, por për të mbijetuar mungojnë 2.070 denarë”, tha Dimovski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U denoncua nga motra për dhunë, arrestohet 31 vjeçari

Story i radhës

Приведен криминалец баран со потерница

Të fundit nga