U çmend Putini – po vjen rusi?

February 22, 2022
min lexim

Ç´thurja e BRSS ishte një tragjedi, kishte deklaruar Putini. Ai kishte punuar që këtë perandori sërish ta ngjallte. Kishte shkëputur territore nga Gjeorgjia dhe shtetet përreth ku kishte mundur.

Muajt e fundit i kishte grumbulluar forcat ushtarake përreth Ukrainës dhe bota shikonte se çdo të pjell mali.

Putinit ia përkujtuan që para se të pjell mali të vizitohej te psikiatri, po një propozim të tillë nuk e mori seriozisht.

Po ashtu zhvillonte bisedime me burrështetas botërorë, telefononte me ta dhe u premtonte se mali për të cilin ju po flisni, është i qetë dhe nuk është mbarsur.

Unë ushtrinë e kam nxjerrë nga kazermat për ushtrime, rekreacion, t´ua shkund pluhurin e për sheti, thoshte ai.

Premtonte, akuzonte, priste delegacione, sërish premtonte dhe një mbrëmje papritmas, e thirri orkestrën e gjelave diplomatik të kabinetit të tij.

Ukraina tha po bënë gjenocid mbi popullsinë ruse në Donzek dhe Luhansk tha ai. Dhe me këtë rast, mali polli. Këto dy vendbanime u shpallën dhe u njohën si shtete të pavarura.

Shtetet përreth Rusisë filluan të dridhen. Dikush tha se u çmend Putini, rusi po vjen. Ai tha se unë nuk jam çmendur, po SHBA, Natoja, EU dhe i tërë perëndimi.

Unë dua që SHBA të largohen nga Evropa, EU ta ndjek shembullin e Anglisë dhe Ballkani i takon Serbisë, tha Putini.

Kur e dëgjoi këtë Vuçiq u skuq si specat e kuq të Serbisë, po nuk e dinte se a mund të ndodhë kjo që po propozon Putini.

Nuk e dinte se si do të reagonte bota ndaj tij, dhe nuk ishte i sigurtë se Putini a, i kishte të tëra në kokë.

Vuqo kishte dëgjuar për propozimin që i kishin bërë Putinit: para se të merrte vendim mbi sulmin të bënte një vizitë te psikiatri, prandaj nuk dinte të uluronte nga gëzimi, të çmendej, apo të hidhërohej.

Për momentin Vuqo në këtë rast përjetoi katarzis dhe mendoi sikur t´i realizonte qëllimet e veta: ta pushtonte Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë, Bosnjen dhe t´i shkëpuste Dubrovnikun Kroacisë.

Po t´i realizoja këto do të konkuroja me Putinin se cili ia kalojmë njëri – tjetrit, mendoi Vuqo.

Caqet për plane të tilla i kam vendosur, po si t´i realizoi. Nëse e dëgjoi Putinin, do të veproja njejtë sikurse ai duke ia lehtësuar barrën atij, sepse froni do të hapej në Ballkan dhe vëmendja do të largohej nga Rusia dhe Putini.

Po çështja është se si do të përfundoja unë, tha Vuqo. Në këtë rast, a do ta fuste Putini therrën në këmbën e tij për mua.

Këtu filloi të dyshonte. Mund të jetë që unë jam më i çmendur se Putini, mendoi Vuqo.

Shkrim nga Mars – Rover

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sulme me mortaja në zonat e banuara në Ukrainën Lindore

Story i radhës

Facebook lançon Reels për të gjithë përdoruesit

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë