tymi nga zjarri ne kitke ka zbritur ne shkup angelov dora keqberese rindezi zjarrin ne male 6a8c888e6d444

Tymi nga zjarri në Kitkë ka zbritur në Shkup! Angelov: Dora keqbërëse rindezi zjarrin në male

August 24, 2026
1 minut lexim

Tym i dendur që është vërejtur këtë pasdite në Shkup vjen nga zjarri në malin Kitka, në territorin e komunave Studeniçan dhe Zelenikovë. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bëjnë të ditur se tymi është bartur nga era drejt Shkupit, ndërsa gjatë ditës në terren ka vepruar edhe një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim thonë se deri tani nuk ka pasur raportime për zjarr në Vodno. Ndërkohë, janë regjistruar dy zjarre në bar të thatë dhe në pyll të ulët të degraduar në Komunën e Ilindenit, si dhe një zjarr në territorin e Komunës së Sarajit, pranë fshatit Bojanë.

Drejtori i DMSH-së tha se zjarri në malin Kitkë është ndezur sërish nga persona keqbërës.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jordyn woods ndan momente te vecanta nga nata para marteses 6a8c85c1e84d9
Lajmi i mëparshëm

Jordyn Woods ndan momente të veçanta nga nata para martesës

rriten cmimet e derivateve nga mesnata ja sa do te kushtojne benzina dhe dizeli 6a8c89ad3174a
Lajmi i radhës

Rriten çmimet e derivateve nga mesnata – ja sa do të kushtojnë benzina dhe dizeli

Të fundit nga

ShkoLartë