Twitter lançon një etiketë të re për llogaritë e verifikuara

min lexim

Twitter lançoi ditën e sotme një etiketë të re e cila do të aplikohet për një numër llogarish të verifikuar kur të lançojë shërbimin 8 dollarësh Twitter Blue.

Llogaritë që do të marrin këtë etiketë janë llogari shtetërore, kompani komerciale, partnerë biznesi, media të mëdha, publikues dhe disa figura publike.

Një ekzekutive e kompanisë konfirmoi se shërbimi i ri Twitter Blue do tu japë përdoruesve etiketën blue të verifikimit por nuk verifikon identitetin e tyre me karta dhe dokumentacione identifikimi.

Më 1 Nëntor Musk tha se etiketat blu të verifikimit do të jepeshin për të gjithë abonentët e shërbimit Blue. Përgjatë fundjavës shërbimi filloi të dilte live dhe kushdo që e blinte do të kishte akses në etiketën blu.

Më parë kjo etiketë ofrohej vetëm për identifikimin e përdoruesve autentik dhe me influencë në platformë.

New York Times raportoi se Twitter kishte shtyrë planet e lançimit të Twitter Blue deri në mbylljen e zgjedhjeve që po mbahen në SHBA për senatin me frikë se llogari që përhapin lajme të rreme mund të jenë të verifikuara.

Ekzistenca e llogarive të rreme shtetërore të verifikuara me etiketën blu do të ishin shqetësuese për të gjithë. Kjo mendohet të ketë qenë një prej arsyeve pse kompania ka vendosur implementimin e etiketës “official” nisur edhe nga fakti se autoritetet vështirë të paguajnë për një shërbim të tillë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vjosa Osmani udhëton për në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

Story i radhës

​Ja si qëndrojnë gjërat tani në shtetet kyçe për Senatin

Të fundit nga