Twitter do të tregojë nëse profili juaj është i kufizuar në shikueshmëri

Elon Musk njoftoi se Twitter aktualisht po punon për një përditësim softueri që du tu japë përdoruesve akses në një mjet i cili tregon nëse jeni bllokuar në mënyrë të fshehtë ose siç njihet ndryshe “shadowbanned.”

Ky term merr kuptime të ndryshme në platforma për ndryshme, por zakonisht do të thotë se postimet tuaja nuk janë të dukshme për përdoruesit e tjerë ose profili juaj është më i vështirë për tu gjetur.

Musk thotë se mjeti i ri do të shpjegojë edhe arsyet pse profili juaj është kufizuar si dhe të ofrojë udhëzime sesi të apeloni vendimin.

Instagram ka lançuar një mjet të ngjashëm me përditësimin e fundit duke treguar përdoruesve nëse janë të bllokuar nga rekomandimet.

Musk nuk hyri në detaje sesi Twitter do të implementojë funksionalitetin. Musk ka shtuar përpjekjet për ta bërë platformën më joshëse pasi reklamuesit filluan të largohen në masë që kur ai mori drejtimin.

Musk është shprehur se politikat e kompanisë nuk kanë ndryshuar dhe së shpejti do të lançojë disa kontrolle të reja për reklama për të tërhequr pas reklamuesit në uebsajt.

Këto kontrollet mund të lançohen që nga java e ardhshme. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk do të besoni sa ka shtuar peshë Çiljeta Xhilaga

Story i radhës

Leao i është ofruar Realit

Të fundit nga