Leao i është ofruar Realit

Gazeta spanjolle Marca ka njoftuar se agjenti i Rafael Leaos ia ka propozuar Real Madridit anësorin e Milanit, por Los Blancos nuk janë të interesuar.

E ardhmja e sulmuesit portugez nuk është vendosur, pasi ai ka kontratë me Rossonerët deri në verën e vitit 2024, ndërsa bisedimet për vazhdimin e kontratës nuk kanë filluar.

Paraqitjet e tiji në Kampionatin Botëror u kanë lënë përshtypje shumë skuadrave, në veçanti Chelseat që ka përgatitur 100 milionë euro për të.

Megjithatë, duket se nuk i ka bërë përshtypje Realit, meqë Jorge Mendes ia ka ofruar presidentit Florentino Perez më shumë se një herë.

Por, Los Merengues tashmë e kanë Vinicius Juniorin në anën majtë dhe nuk janë të interesuar së paku për afatin e ardhshëm kalimtar.

Krahas Chelseat, klubet tjera të interesuara janë edhe Paris Saint-Germain, Manchester United e Manchester City.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Twitter do të tregojë nëse profili juaj është i kufizuar në shikueshmëri

Story i radhës

Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Vazhdojmë luftën për rritjen e transparencës globale

Të fundit nga