Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Vazhdojmë luftën për rritjen e transparencës globale

Sot, 12 dhjetor është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Me rastin e kësaj dite, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë një postim në Facebook ku thekson përkushtimin e Amerikës për të vazhduar përpjekjet për të rritur transparencën në komunitetin global.

Ambasada amerikane bën me dije se Departamenti i Shtetit i SHBA lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre.Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA-ve

Departamenti i Shtetit i SHBA lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar. Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të vazhduar këto përpjekje dhe për të rritur transparencën në komunitetin global.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Leao i është ofruar Realit

Story i radhës

Raportime për bomba në disa lokacione në Shkup, duke përfshirë shtatë shkolla të mesme

Të fundit nga