Turqia lavdëron Suedinë, por nuk e sheh të gatshme për NATO

Turqia ka lavdëruar Suedinë për përgjigje ndaj shqetësimeve të saj të sigurisë, por ka thënë se asaj i duhet edhe më shumë përpjekje për të fituar mbështetjen e plotë të Ankarasë për anëtarësimin e saj në NATO.

Suedia dhe Finlanda kanë qenë të ndara për shkak të mosangazhimit ushtarak dhe aplikuan për t’u bashkuar me Aleancën e mbrojtjes të udhëhequr nga SHBA-ja në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt.

Turqia dhe Hungaria janë të vetmit anëtarë të NATO-s që nuk kanë ratifikuar ende kërkesat e nordikëve.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu i tha homologut të tij suedez, Tobias Billstrom se qeveria e re e krahut të djathtë që erdhi në pushtet në Stockholm në tetor ishte më e pranueshme ndaj kërkesave të Ankarasë.

Por, ai gjithashtu theksoi se “hapat që duam, ende nuk janë ndërmarrë”.

“Ne nuk i shpërfillim hapat pozitivë, por ka ende të tillë të rëndësishëm për t’i ndërmarrë”, tha Çavusoglu, raporton AFP.

Vizita e Billstrom ishte planifikuar përpara se Gjykata e Lartë e Suedisë të provokonte zemërimin turk duke bllokuar ekstradimin e një gazetari të hënën, të cilin Ankaraja e implikon në një përpjekje të dështuar për grusht shteti të vitit 2016.

“Bisedimet tona po vazhdojnë në një atmosferë të sinqertë. Refuzimi i ekstradimit (të reporterit) fatkeqësisht helmoi atmosferën pozitive”, tha Çavusoglu.

Billstrom tha se Suedia ka një “gjyqësor të pavarur”, por gjithashtu vuri në dukje ndryshimet kushtetuese që do ta bëjnë më të lehtë ndjekjen penale të aktiviteteve “terroriste” duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arben Vitia mund ta drejtojë sërish Shëndetësinë

Story i radhës

Gold Ag ka gati projektin e ri muzikor, zbulon datën e publikimit

Të fundit nga