turqia kerkon zgjidhje diplomatike cfare ishte ne fokus te nje telefonate midis trump dhe erdogan 6ae2731e9bb3e

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 29, 2026
1 minut lexim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, ku diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas një deklarate të Presidencës turke, Erdogan theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes Ankarasë dhe Uashingtonit, në prag të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe në vitin 2027. Ai nënvizoi se Turqia do të vijojë përpjekjet për të zgjeruar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në të gjitha fushat.

Gjatë bisedës, një vëmendje e veçantë iu kushtua situatës në Lindjen e Mesme. Erdogan e informoi Trumpin për qëndrimin e Ankarasë ndaj zhvillimeve në rajon, duke përfshirë Ngushticën e Hormuzit dhe Jemenin. Sipas Presidencës turke, ai bëri të ditur se Turqia po monitoron nga afër situatën dhe po kërkon zgjidhje diplomatike në kuadër të Aleancës së Mbrojtjes së Përbashkët të Mekës.

Sa i përket luftës Rusi-Ukrainë, presidenti turk shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të mbështetur rifillimin e përpjekjeve diplomatike mes dy palëve, me synimin për t’i dhënë fund luftimeve.

Nga ana e tij, Trumpi uroi Erdoganin dhe popullin turk për Ditën e Republikës së Turqisë, që shënohet më 29 tetor, si dhe për organizimin me sukses të Samitit të Organizatës së Shteteve Turkishtfolëse.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

diploma pa vlere universitetet shpenzuan 103 milione euro por ja shifra qesharake per kerkimin shkencor 6ae272dbec584
Lajmi i mëparshëm

Diploma pa vlerë! Universitetet shpenzuan 103 milionë euro por… ja shifra qesharake për kërkimin shkencor

kritiket per dokumentarin e netflix dedikuar per matthew perry i ndershem dhe prekes por shume i gjate 6ae273849a554
Lajmi i radhës

Kritikët për dokumentarin e Netflix dedikuar për Matthew Perry: I ndershëm dhe prekës, por shumë i gjatë

Të fundit nga

122 milionë euro shtesë në buxhet

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës, si dhe 20 milionë euro për pensionet bazike. FMN-ja ka paralajmëruar për
ShkoLartë