Financimi i kërkimit shkencor merr vetëm thërrime, përpos zotimeve ndër vite. Nga totali prej 103 milionë euro që kanë shpenzuar universitetet publike gjatë 1 viti akademik, vetëm 4.2 milionë euro shkuan për këtë zë. Por, nuk duhet të harrojmë se në këto fonde, përfshihen edhe dieta apo udhëtime…
“Fondi i kërkimit shkencor nuk e 4 % që do të thotë se japim më shumë para për letra dhe printera se sa u japim pedagogëve për kërkim shkencor”, u shpreh Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare.
Universiteti kryesor në vend ai i Tiranës, shpenzoi një shifër modeste prej vetëm 1.02 milionë euro ndërsa Politekniku 756 mijë euro.
Megjithatë, për këtë zë janë përllogaritur vetëm paratë e vëna në dispozicion nga universitetet, jo totali i parave të shpenzuara nga buxheti i shtetit apo përfitimet nga projekte të ndryshme.
Për herë të parë, vetë qeveria deklaroi dyfishimin e fondeve për kërkimin shkencor, nga 758 milionë lekë në vitin 2023 në 1.5 miliardë lekë për vitin 2024. Megjithatë, fondet për shkencën vazhdojnë të mbeten gati 10 herë më të ulëta se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian.
“Diploma cilësore nuk vjen pa pasur mbështetje. Asnjë diplomë nuk ehte cilësore, nëse ti merr një copë rrogë dhe në ca haps ira që janë modeste, që mundohemi ti pajisim
1/3 e buxhetit të vitit 2024 për kërkim shkencor, buron nga financimi i huaj, i cili mbart edhe detyrimin për pjesëmarrje në projekte të ndryshme ndërkombëtare. Një nga treguesit më domethënës është aftësia e Shqipërisë për të tërhequr fondet e huaja. Ndër projektet më të mëdha është ‘Horizon Europe’. Referuar të dhënave zyrtare, Shqipëria ka arritur të përfitojë 11 milionë euro. Ka paraqitur rreth 900 aplikime, nga të cilat janë kualifikuar si fituese vetëm 60. Nga totali i këtyre fondeve, rreth 4 milionë euro janë përfituar nga organizata dhe 3.7 milionë euro nga universitete. Nëse krahasohemi me rajonin, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina kanë përqindje suksesi më të lartë se Shqipëria, e cila lë pas vetëm Kosovën”, u shpreh Aleko Miho, pedagog.
“Pse nuk marrin fonde europiane universitete shqiptare, ndonëse kanë akses në fonde miliona euro? Shikoni Serbinë, vetëm universiteti i Bioteknologjisë që po ndërtojnë kushton 500 milionë euro nga BE. Fondet që kanë marrë universitetet nga BE është 400 mijë euro sa paga e një drejtori epidemiologji në Zvicër”, u shpreh Taulant Muka, kërkues shkencor.
Në kontrast të fortë me nevojat dhe motivet e revoltave studentore, përkundër fondeve me pikatore për kërkimin shkencor, një pjesë e konsiderueshme e parave të universiteteve shkojnë për rikonstruksion, mobilim, siguri fizike etj.
Më konkretisht, Universiteti Politeknik shpenzoi rreth 4.1 milionë euro për investime e të lidhura me ndërtimet dhe rikonstruksionet, Universiteti i Tiranës rreth 3.6 milionë euro, Universiteti i Durrësit rreth 3.5 milionë euro për mobilimin e një ndërtese, ndërsa Universiteti i Mjekësisë mbi 2.1 milionë euro për rikonstruksionin e godinës së Farmacisë.
Rritja e transparencës për financat ishte një ndër premtimet e Paktit për Universitetin, por raportet e ‘Qëndresës Qytetare’ evidentojnë vështirësi në aksesin ndaj kontratave, dokumentim të pamjaftueshëm të disa shpenzimeve dhe përqendrim të pagesave te disa operatorë ekonomikë.
“Në privat ka laboratorë, në publik restaurohet një sallë 3 herë vetëm për të vjedhur fonde., pra këta nuk e kanë seriozisht”, u shpreh Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare.
Burimi: botasot.info


