Turqia kërkon që Suedia dhe Finlanda t’i bashkohen NATO-s, por me një kusht

1 minut lexim

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu kërkoi sot një “marrëveshje të shkruar” nga Finlanda dhe Suedia për hapat për t’i dhënë fund “mbështetjes së tyre për terrorizmin” nëse duan të anëtarësohen në NATO.

Deklarata e tij erdhi një ditë përpara se Turqia të zhvillonte konsultime me dy vendet nordike në Ankara rreth kandidaturave të tyre për anëtarësim në NATO.

“Ne presim që të dy vendet t’i japin fund mbështetjes për terrorizmin dhe të heqin kufizimet e mbrojtjes”, tha ai para gazetarve përpara vizitës në Palestinë dhe Izrael.

Turqia po i kërkon Suedisë dhe Finlandës që të nënshkruajnë një “marrëveshje të shkruar” për t’i dhënë fund “mbështetjes për terrorizmin” përpara se t’i jepet drita jeshile kandidaturave.

Turqia është e vetmja anëtare e NATO-s që po kundërshton pranimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e mërkurë 25 maj 2022

Story i radhës

Të shtënat me armë zjarri në shkollë, Biden: Të humbasësh një fëmijë është si të të këpusin një pjesë të shpirtit

Të fundit nga