cun lajci kush guxon ta quaje albin kurtin albin serbia 678c3bdef3eab

Çun Lajçi: Kush guxon ta quajë Albin Kurtin “Albin Serbia”?

January 19, 2025
min lexim

Poeti dhe aktori i njohur, Çun Lajçi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kritikëve të Kryeministrit Albin Kurti dhe situatës së fundit politike në Kosovë. Në një postim të gjatë në Facebook, Lajçi adreson deklaratat e analistëve dhe gazetarëve që ai i quan të njëanshëm, duke i akuzuar për mungesë të thellësisë intelektuale dhe përpjekje për t’i bërë dëm Kurtit. Postimi i tij përfshin një mbrojtje të fortë për Kurtin dhe një kritikë ndaj ndikimeve të jashtme në politikën kosovare.

Teksti i plotë:
Përgatituni t’ia uroni fitoren, si Trumpit, dhe mos t’ju mbysë xhelozia!

Ju, analistë, me mjekra e pa mjekra, me syze e pa syze, ju, të shtirurit dhe të pashiturit që shkruani për një zallogë në televizionet kosovare:

Albin Kurti është dalje i Kosovës, me rrënjë Shqipërie, dhe kurrë, ama kurrë, s’do të jetë “Albin Serbia,” siç guxuar ta etiketosh ti, mjekërrziu trushpëlare, ti pështhymani kanalist që nxjerr jashtëqitje nga goja!

Derisa dardanët t’hanë bukë në sofrën e tyre dhe Drini i Bardhë të rrjedhë mbi tokën shqiptare, Albin Kurti do të mbetet edhe për 4 vite Kryeministër i Dardanisë – Kosovës – që gjakon të bëhet krah i kapur me shqiptarët e të fluturojë mbi kreshtat tona.

Albin Kurti, plisbardhi, rrjedha e kulluar e Ibrahim Rugovës, është zemra e dardanëve. Ju kurrë s’do ta thyeni dhe kurrë s’do ta turbulloni Drinin e Bardhë me jashtëqitjet tuaja nga gojët e pista dhe bythët e shitura për zallogë shkjau!

Ju, televizionet tona, që merrni shkrimet e mia dhe i ktheni në lajme – siç bëri dje TV Klan – e përmendni emrin tim vetëm kur doni të mbroni vetveten ose padronët tuaj që ju financojnë. Ju nuk më përmendni sepse më doni, as për t’më dhënë hapësirë mediale, por ta bindur audiencën se keni përkrahje nga intelektualët, shkrimtarët dhe artistët.

Gabim e keni!

Unë shkruaj edhe për gabimet e Kryeministrit, sepse nuk dua të zvogëlohem me “rrotat” e Devollëve. Peja është edhe e shkrimtarit Ramiz Kelmendi, e poetit Azem Shkreli, e artistit Faruk Begolli, e historianit Ali Hadri (dhe pse jo, edhe e imja). Ai s’kishte nevojë të gjykonte Devollët, sepse me gjykata merren të tjerët, e gabimet e tyne herdo kur do të pastrohen sipas rendit e ligjit!

Albini, populli dhe flamuri tregojnë qartë se sa janë të ngjeshur me thoin kosovar. Kot lodheni duke futur përçarje aty ku rrjedh gjaku!

Unë mbetem i mendimeve të mia sot e nesër, pavarësisht moshës dhe jetesës sime me libra rrugëve. Bindjet e mia për Albinin nuk m’i thyen asnjë korporatë milionere! Albin, Ibrahim dhe Hasan Prishtina – vetëm një herë lind nëna!

Përgatituni t’ia uroni fitoren, si Trumpit, dhe mos t’ju mbysë xhelozia!

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ne fillim te gjysmes se dyte te vitit shkollor nje numer i madh femijesh me grip 678c2d8c1a9f8
Story i mëparshëm

Në fillim të gjysmës së dytë të vitit shkollor, një numër i madh fëmijësh me grip

prandelli askush tjeter ne serie a nuk ka aq shume shigjeta sa interi 678c3f5c82c80
Story i radhës

Prandelli: Askush tjetër në Serie A nuk ka aq shumë “shigjeta” sa Interi

Të fundit nga

ShkoLartë