prandelli askush tjeter ne serie a nuk ka aq shume shigjeta sa interi 678c3f5c82c80

Prandelli: Askush tjetër në Serie A nuk ka aq shumë “shigjeta” sa Interi

January 19, 2025
1 minut lexim

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i Parmës, Fiorentinës dhe Genoa, Cesare Prandelli, komentoi momentin aktual të Interit të Simone Inzaghit dhe garën për titullin kampion në Serie A:

“Shumëçka do të varet nga gjendja fizike e Calhanoglu, një lojtar që kurrë nuk është banal.

Sidoqoftë, në kampionatin tonë asnjë ekip nuk ka aq shumë ‘shigjeta në harkun’ e vet sa Interi. Titulli është në duart e zikaltërve, për aq sa do të arrijnë ta tregojnë në fushë këtë superioritet, nga një ndeshje në tjetrën.

Për ta arritur këtë, ‘regjisori’ (Calhanoglu) duhet të mungojë sa më pak të jetë e mundur.

Kjo për shkak se Calha sjell paparashikueshmërinë që i nevojitet Inzaghit. Futbolli i sotëm rrezikon të bëhet monoton, sepse shumë shpejt të gjithë të kanë studiuar, prandaj duhet duartrokitur kreativiteti. Përveç cilësisë së lojtarëve, më e rëndësishme është uria.

Për titullin kampion, Interi duhet të ruajë të njëjtën dëshirë që kishte, e cila nuk është gjithmonë e garantuar kur ke fituar tashmë.

Janari dhe shkurti mbeten për mua muajt më të vështirë, – përfundoi Prandelli. – Pikërisht tani që luhet çdo dy-tri ditë, kampionët e Italisë duhet të bëjnë diferencën. Gjithsesi, ata nuk do të garojnë vetëm kundër Napolit. Jam i bindur se edhe Atalanta do të jetë protagoniste deri në fund”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

cun lajci kush guxon ta quaje albin kurtin albin serbia 678c3bdef3eab
Story i mëparshëm

Çun Lajçi: Kush guxon ta quajë Albin Kurtin “Albin Serbia”?

gazeta gjermane jep keshilla per emigrimin ne zvicer 678c431df3054
Story i radhës

Gazeta gjermane jep këshilla për emigrimin në Zvicër

Të fundit nga

ShkoLartë