Milliyet që mbështet qeverinë turke në krye me Erdoganin, thotë se Ankaraja ka kërkuar që SHBA, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe të përfshihen në bisedime, që gjithashtu do të përfshinte edhe Rusinë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë nuk dihet nëse në këto bisedime do të përfshinte edhe Ukrainën. Këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak ka bërë një postim në Twitter duke iu referuar këtyre bisedimeve, megjithatë nuk e konfirmoi se bëhet fjalë për ofertën turke për bisedime apo propozime tjera jashtë Ukrainës me qëllimin e vetëm që të arrihet paqja.
“Pyetje paqeruajtësve. Dëshironi të negocioni? Algoritmi është i thjeshtë. 1. Shikoni fotografitë dhe videot e varrezave masive. 2. Ofroni Kremlinit të tërheq ushtrinë nga territori sovran i Ukrainës. 3. Formoni tribunalin dhe kërkoni ekstradimin e kriminelëve rusë të luftës. Më pak fantazi, më shumë realitet”, ka shkruar Podolyak.
Reklama
Ndryshe Turqia edhe në fillimin e pushtimit rus në Ukrainë ka tentuar të ndërmjetësojë takimet mes palës ukrainase dhe asaj ruse, por nga ato takime që janë zhvilluar nuk ka pasur diçka konkrete.
Ishte edhe Bjellorusia që ishte bërë nikoqire e një sërë takimesh, që nuk sollën ndonjë rezultat për ukrainasit.