Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Turp i madh në Ferizaj, vajzat kanadeze pyesin trajnerin: Më fal trajner, a është legale? – Gazeta.mk

Turp i madh në Ferizaj, vajzat kanadeze pyesin trajnerin: Më fal trajner, a është legale?

min lexim

Palestra e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, ka muaj që është pa dritare dhe tani është ftohtë i madh në palestër.

Volejbollistet e Fer Volleyt së bashku me trajnerin Arlind Ibrahimi, u përpoqën që me najlon të madh të mbyllin hapësirën pa dritare, por pa efekt të plotë dhe dështoi seanca stërvitore.

Fer Volley lufton për titull dhe Kupën e Kosovës dhe luan edhe në Ligë “Gjergj Kastrioti”, që përbëhet nga ekipet e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Image

Fer Volley ka reaguar përmes një komunikate.

“Dështon seanca stërvitore për arsye te ftohtit i cili mbizotëronte në palestër.

Image

Punimet e filluara në palestrën e qytetit duket se nuk janë as afër përfundimit dhe kjo po del të jetë shqetësim shumë i madh për mbarëvajtjen e sezonit sportiv pasi që në këto kushte është e pamundur të punohet!

Një pyetje shumë e sinqertë nga lojtarja e afruar nga Kanadaja ‘Më fal trajner, a është legale të mbajmë stërvitje në këtë ftohtë duke na u rrezikuar shëndeti?’, na detyroi të anulojmë stërvitjet sepse me të vërtetë asnjë trofe dhe asnjë çmim i fituar nuk është më i rëndësishëm se shëndeti i sportistëve tanë!

Nuk e dijmë se faji i kujt është dhe realisht nuk na takon ta dijmë, ajo çfarë ne kërkojmë është kushte më të dinjitetshëm për punë, sot u anulua stërvitja nesër mund të anulohen aktivitetet garuese sepse në këto kushte rrezikohet seriozisht shëndeti i sportistëve!

Bëjmë apel tek organet kompetente të merren urgjentisht me situatën e krijuar në palestër!”, reagon Fer Volley.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Scholz kujton përgjegjësinë e Gjermanisë për Holokaustin

Story i radhës

Türkiye thërret ambasadorin danez në Ankara për dhënien e lejes për djegien e Kuranit të premten

Të fundit nga