Türkiye, një grua shpëtohet nga rrënojat 257 orë pas tërmeteve

Një grua është shpëtuar me lëndime 257 orë pas tërmeteve me fuqishme që goditën Türkiye-n jugore javën e kaluar, raporton Anadolu.

42-vjeçarja Neslihan Kılıç është shpëtuar nga ekipet në Kahramanmaraş, që ishte epiqendra e tërmeteve shkatërruese.

Kılıç është dërguar me ambulancë në spital.

Tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7.6, me qendër në provincën Kahramanmaraş, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ.

Sipas shifrave të fundit, mbi 36 mijë njerëz kanë humbur jetën nga dy tërmetet e forta.

Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndien lëkundjet e forta që goditën Türkiye-n jugore në interval prej më pak se 10 orësh.





Story i mëparshëm

Gjykata e Strasburgut hedh poshtë apelimin e ish-zyrtarëve të lartë maqedonas

Story i radhës

Traversa ndal Redon Xhixhën, Fiorentina bindshëm

Të fundit nga