Türkiye hedh poshtë pretendimet se një nga helikopterët e saj është rrëzuar në Irakun verior

Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes ka hedhur poshtë pretendimet se një nga helikopterët e saj është rrëzuar në Irakun verior, transmeton Anadolu.

Disa faqe interneti dhe llogari të mediave sociale pranë grupeve terroriste pretenduan se një helikopter që i përkiste Forcave të Armatosura Turke (TSK) u rrëzua në rajonin Duhok.

Burime nga ministria turke thanë se pretendimi ishte krejtësisht i pa vërtetë dhe se në këtë rajon nuk ka pasur asnjë fluturim të ndonjë helikopteri që i përket TSK-së.





Story i mëparshëm

Andonovski: Jemi të bindur në fitore të thellë në zgjedhjet e ardhshme

Story i radhës

Këto janë skuadrat që u kualifikuan në çerekfinale të Champions League

Të fundit nga