Andonovski: Jemi të bindur në fitore të thellë në zgjedhjet e ardhshme

Stefan Andonovski, Sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në VMRO-DPMNE, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se ata kanë refuzuar ofertën që të ndodhin ndryshimet kushtetuese dhe të shkohet pastaj në zgjedhje, për shkak se pikërisht kjo çështje është më e madhe se çdo parti politike dhe nënkupton të ardhme për shtetin tonë dhe për popullin maqedonas.

“Kjo çështje është mbi partiake, dhe ne nuk jemi të gatshëm ta këmbejmë. Shpesh na pyesin pse duhet të ketë zgjedhje. Ne do ta kishim të lehtë që pas zgjedhjeve lokale, prej ku kemi epërsi serioze të fokusohemi vetëm në komunat, të realizojmë projekte dhe të dalim zgjedhjet e ardhshme ku do të kishim demoluar LSDM-në dhe të themi, ja ata nuk punojnë e shihni në praktik… krahasoni me punën e komunave. Dhe ne do të kishim fituar 2:1. Por kjo nuk është e përgjegjshme ndaj qytetarëve, për shkak se ata kanë votuar për ta rrëzuar Zaevin dhe strukturën e tij”, tha Andonovski.

Ai tha se janë të bindur se do të fitojnë bindshëm në zgjedhjet e ardhshme. /SHENJA/

 

Story i mëparshëm

73-vjeçari shokohet nga ajo që i rrëfen gruaja e tij që vuan nga Alzheimeri

Story i radhës

Türkiye hedh poshtë pretendimet se një nga helikopterët e saj është rrëzuar në Irakun verior

Të fundit nga