Gjekmarkaj: Nuk kemi qenë të pushtuar nga grekët, nuk kemi pasur kurrë probleme me ta

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, është shprehur se Shqipëria nuk ka pasur kurrë probleme me Greqinë dhe as nuk ka qenë e pushtuar nga ata.

Komentet Gjekmarkaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se vajtja e kryeministrit Edi Rama në Athinë për të takuar bashkëkombasit tanë atje, ka ngjyrime nacionaliste.

Ai tha gjithashtu se Shqipëria padrejtësisht ka mbajtur anë në konfliktin Greqi-Turqi, pasi sipas tij, këto mund të çojë në konflikte direkte me vendin fqinj.

“Te Greqia është kjo situatë që shohim. Grekët janë vetë fabrika e parë e botës e miteve dhe legjendave, si ata askush nuk ka prodhuar. Ky ngrihet tani edhe shfaqet në mes të Athinës njësoj siç u shfaq në mes të Beogradit. Nuk e di në këtë rast sa do i funksionojë nacionalizmi Ramës.

Ka skenar tjetër në mes. Ne biem pre e një konflikti që nuk është konflikti i shqiptarëve. Ne disa herë kemi hyrë në konfliktin Turko-Grek duke mbajtur anë. Ne na ka vënë Zoti në krah me grekët që kur është krijuar bota. Duhet të kemi marrëdhënie të mira. Nuk kemi pasur probleme të mëdha në histori me grekët. Është abuzim i madh kjo që thuhet.

Nuk kemi qenë të pushtuar nga grekët. Kemi detyrimin për hir të të qenit në NATO dhe aspirant në BE, për 800 mijë shqiptarë që jetojnë atje, të kemi një marrëdhënie korrekte. Kryeministri rrëshket në fjalor nacionalist”, tha Gjekmarkaj.

Story i mëparshëm

Arsenali po mendon të rikthejë Szczesny-n në shtëpi, por paga e tij bëhet pengesë

Story i radhës

Ilir Shaqiri i reagon ashpër Eglës pasi i përmendi vajzën Julit: Përndjekja dhe psikopatia…

Të fundit nga