turkiye denon sulmin terrorist ne kudsin lindor 63d4e37040480

Türkiye dënon sulmin terrorist në Kudsin Lindor

January 28, 2023
1 minut lexim

Ministria e Jashtme e Türkiye-s dënon sulmin terrorist të kryer ndaj një sinagoge në Kudsin Lindor dhe në të cilin kanë humbur jetën disa persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria bëri një deklaratë me shkrim lidhur me sulmin terrorist ndaj një sinagoge në një vendbanim të paligjshëm hebre që ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim.

“Dënojmë sulmin terrorist mbrëmjen e 27 janarit në Kuds në të cilin kanë humbur jetën disa persona”, thuhet në deklaratë.

“Jemi të shqetësuar se sulmet të cilat janë shtuar kohët e fundit në rajon do të kthehen në një spirale të re dhune. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe të marrin masat e nevojshme për ndalimin e këtyre ngjarjeve. Shprehim ngushëllimet për familjet e atyre që humbën jetën, për qeverinë dhe popullin izraelit si dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Në një deklaratë policia izraelite bëri të ditur se agresori filloi të hap zjarr me armë pasi mbërriti në një sinagogë në një vendbanim të paligjshëm kolon të emërtuar Neve Yakov i cili ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim. Në sulm humbën jetë 7 persona ndërsa u plagosën 3 të tjerë.





MARKETING

RENT A CAR

bukuroshet ne miami njera me bikini qe nuk ia mbulojne gjoksin tjetra shfaq pjeshken 63d4dec4aa185
Story i mëparshëm

Bukuroshet në Miami: Njëra me bikini që nuk ia mbulojnë gjoksin, tjetra shfaq “pjeshkën”

vershimet fundosen bajram aliun stadiumit te skenderajt i duhen 200 mije euro 63d4e3a8129ea
Story i radhës

Vërshimet fundosën “Bajram Aliun”, stadiumit të Skenderajt i duhen 200 mijë euro

Të fundit nga

ShkoLartë