Truss: Britania e Madhe mund të heqë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nëse tërhiqet nga Ukraina

March 27, 2022
1 minut lexim

Ministrja e Jashtme britanike Liz Truss thotë se Britania e Madhe mund të heqë sanksionet e vendosura ndaj individëve dhe kompanive ruse nëse Rusia tërhiqet nga Ukraina dhe angazhohet për “mos agresion të mëtejshëm”, raporton Telegraph.

Qeveria britanike deri më tani ka vendosur sanksione ndaj bankave me aktive totale prej 500 miliardë paund (658.65 miliardë dollarë) dhe ndaj oligarkëve dhe anëtarëve të familjes me një vlerë neto prej më shumë se 150 miliardë paund, shkruan “The Guardian”, përcjell “Bota sot”.

Sanksionet mund të hiqen në rast të “një armëpushimi dhe tërheqjeje të plotë”, tha Truss.

Ajo që ne dimë është se Rusia nënshkroi marrëveshje të shumta me të cilat ato thjesht nuk respektojnë. Pra, duhet të ketë leva të forta. Natyrisht, sanksionet janë një levë e vështirë”, tha ajo.

Ato sanksione duhet të hiqen vetëm me një armëpushim dhe tërheqje të plotë, por edhe me angazhime se nuk do të ketë më agresion. Dhe gjithashtu, ekziston mundësia për të patur sanksione të shpejta nëse ka agresion të mëtejshëm në të ardhmen. Kjo është një levë e vërtetë që mendoj se mund të përdoret.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja çfarë kërkon një mashkull në shtrat

Story i radhës

I arrestuar sot pasdite, kush është 26-vjeçari që humbi jetën nga zjarri në komisariatin e Kamzës

Të fundit nga

ShkoLartë