Sekretarja e Jashtme Liz Truss ka akuzuar Rusinë se po përdor bisedimet e paqes me Ukrainën si një mundësi për të rigrupuar forcat e saj ushtarake.
Zonja Truss i tha The Times se bisedimet ishin një “perde tymi” dhe ajo ishte “skeptike” për qëllimet e Kremlinit.
“Nëse një vend është serioz për negociatat, ai nuk bombardon pa dallim civilët atë ditë,” tha ajo, përcjell “Bota sot”.
Truss deklaroi se: “Ajo që ne kemi parë është një përpjekje për të krijuar hapësirë që rusët të rigrupohen”.
Ajo shtoi: “Ne nuk shohim ndonjë tërheqje serioze të trupave ruse apo ndonjë propozim serioz në tryezë”.
Sekretarja e jashtme i tha The Times “rusët kanë gënjyer, gënjyer dhe gënjyer. Kam frikë se negociatat janë një përpjekje tjetër për të krijuar një devijim dhe për të krijuar një perde tymi”.