Shqiptarët dhe izraelitët nuk shuhen

Këta dy popuj me vlera të larta njerëzore që i ruajtën dhe trashëguan të gjeneratat e tyre provuan ekzistencën e tyre me nga njëzet shekuj të sulmuar, të vrarë, të masakruar të shtypur nga gjenocidi i gjatë i ekzekutuar nëpër shekuj. Sa do që territoret e tyre u tekurën dhe mbi këta u ushtrua presion, shkatërrime, mohime me nga shumë shekuj këta dy popuj i qëndruan asimilimit. Pastaj edhe atje ku humbën gjuhën apo emrin e mbiemrin përsëri gjeni i tyre mbijetoj. Kemi origjinë shqiptare e thonë me krenari. Jemi izraelit e thonin pa ngurrua dhe ja tani janë të lirë. Kudo që këta njerëz gjendën ndjehen krenar më origjinën e tyre. Aftësia e tyre në, sport e kulturë dhe shkenca të ndryshme triumfoj në çdo vend të botës. Cilësia e tyre njerëzore la vulën e vet kudo që ata gjendën. Udhëheqja e Dr. Ibrahim Rugoves mbeti shembull në terë Botën. Humanizmi i tyre kulmojë me Shën Nënë Terezën.

Pas shuarjes së Universitetit të Durrësit dhe Universitetit të Shkodrës shqiptaret nuk u shuan, nuk u shua gjuha e tyre kuptimplote dhe kultura plotë vlera njerëzore. Shkolla shqipe mbijetoj edhe kur u mbyll nga Perandoria turke, kombi shqiptarë triumfoj edhe kurë Turqia, Rusia dhe i vogli i sajë Serbia pretenduan të shuajnë këtë komb më shumë vlera njerëzore. Mbijetoj gjuha shqipe e kultivuar në kohë dhe kushte shumë të vështira. Mbijetojë nëpër kullat shqiptare, humanizmi shqiptarë u ruajt në zemrat e tyre, strehuan izraelitet duke marrë rrezikun në familjen e vet ushqyen gjithmonë njerëzit në nevojë, kjo mirësi buronte nga zemra e popullit shqiptarë. Gjuha shqipe gjuhë çelës për të gjitha gjuhet në Botë u ruajt, po vlerësohet dhe po e merr vendin që e meriton. Kërcënimet kundër gjuhës shqipe të ndaluar herë nga sulltanët e herë nga ruset e serbet nuk dhanë rezultatet e pritura nga këta okupator. Shqiptaret mbrojtën dhe derdhën gjak për shkollën shqipe nga shteti kriminel serb i motivuar nga padroni i tyre rus. Nuk ka alfabet në botë që u la me gjakun e krijuesit të vet sa alfabetit i gjuhës shqipe.

Kisha ruse bashkë me shtetin kërcënonte shqiptaret e besimit ortodoks që të mos e flasin këtë gjuhë të “djallit” si që quanin ata gjuhën e shenjtë shqipe të cilën e kishte folur edhe Shën Konstantin themeluesi i fesë ortodokse. Mos e flisni këtë gjuhë së ta vrasin djalin , ta përdhunojnë vajzën, nuk sheh dritë kurrë familja e juaj kërcënonte popi në kishën e okupuar shqiptare. Kjo gjuhë është e mallkuar nga kisha ruse etj. Mos flisni këtë gjuhë të katundarëve injoronin familjet turke të vendosura nëpër qytete anë e kënd trojeve tona dhe të motivuara nga koalicioni ruso-turk. Për mes të këtyre kishave që nuk janë shtëpi, ku i lutët zotit, por qendra spiunazhi rus, ku kultivohet antinjerëzimi dhe bekohet krimi ndaj të tjerëve përgatiten krime kundër gjuhës shqipe dhe shqiptarëve. Por populli shqiptarë edhe në këtë sfidë e kaloj me shumë mundime dhe mjaftë humbje në njerëz dhe toka të veta. Masakrat njëzet shekullore që përjetuan izraelitet dhe përfunduan në luftën e dytë botërore; ndërsa shqiptare i përjetuan deri në vitin 1999. Kurë me ndihmën e SHBA-ve dhe NATOS, dhe rezistencën e vet si gjithmonë në histori, u ndal gjenocidi dhe shfarosja e popullit fisnik shqiptarë.

Gradualisht edhe shkijet (shqiptaret që u asimiluan me dhunë dhe u bënë “serb”) do të fitojnë besimin për të u deklarua për origjinën e tyre. Ata edhe sot jetojnë nën presion dhe të injoruar e të frikësuar nga stigma (shiftari). Këta lavdërohen me masën e antishqipëtarizmit. Sa më shumë të urresh shqiptarin je serb i mirë. Ata i shpjegojnë që edhe vet Karagjorgji ishte shqiptarë. Ai quhej Gjergj Marash Kelmendi. Popi nuk e thotë të vërteten që Gjergjit të vrarë; serbet ia këputën kokën dhe ia dërguan sulltanit në Turqi, kurse emrin e tij e vodhën për të bërë historinë të rrejshme nga se ishin nomad, janë rob të traditës së tyre kriminale edhe në familje, shih traditën (Lapota) përshkruar nga reporteri Mihajlo Medenica.

Kohë pas kohe Rusia pjell diktator që kanë epshe për vrasje dhe mundim të njerëzve të pafajshëm, dikur ishte Stalini, Krushqovi dhe tani Putini. Kësi kriminelesh kanë prodhuar edhe perandoritë tjera pa vlera njerëzore që përfunduan me turp për të mos u ngritur kurrë më. Kështu do të përfundojnë të gjitha perandoritë kundër njerëzore. Kështu do të përfundoj edhe perandoria famë keqe ruse.

19.03.2022- Vrellë

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Truss akuzon Rusinë: Po përdor bisedimet e paqes si mundësi për t’u rigrupuar

Story i radhës

LIVE: Vazhdojnë luftimet në Ukrainë, rusët përparojnë në pushtimin e Mariupol-it, Zelensky bën thirrje për bisedime të paqes

Të fundit nga