Truri i burrave dhe grave vërtetë punon ndryshe, tregon studimi

February 12, 2022
1 minut lexim

Shpesh thuhet se truri i burrave dhe grave funksionon ndryshe, pasi njëra gjini vjen nga Venusi dhe tjetra nga Marsi.

Një studim i fundit e mbështet këtë hipotezë pasi ka gjetur 1 mijë gjene që janë më shumë aktive tek njëra gjini se sa tek tjetra.

Shkencëtarët kanë vrojtuar ndryshimet tek minjtë e gjinive të kundërta në zonat e trurit që janë përgjegjëse për ‘vlerësimin, takimet, çiftëzimin dhe urrejtjen’.

“Kemi identifikuar grupe specifike te gjeneve që orkestrojnë një sjellje specifike tek meshkujt dhe gratë”, thotë autori i studimit, Nirao Shah, profesor i psikiatrisë dhe i neurobiologjisë.

Minjtë meshkuj, për shembull, e dallojnë shpejt gjininë tjetër kur hyn në terrenin e tyre. Nëse ndërhyrja vjen nga një mashkull tjetër, ata menjëherë e sulmojnë atë. Nëse është një femër, ata nisin një miqësi të stuhishme.

Minjtë femra shfaqin agresion si nënë dhe jo territorial, duke sulmuar çdo gjë që kërcënon të vegjlit e tyre dhe janë shumë më të prirur se meshkujt për të ruajtur të vegjlit e tyre.

Gjithashtu është vërejtur se gjenet që tregojnë faktorët e riskut për çrregullime mendore janë më shumë të pranishme tek njëri seks, si për shembull gratë janë më të rrezikuara nga Alzhajmer.

Këto dallime ka të ngjarë të reflektohen edhe në trurin e burrave dhe grave, thanë studiuesit nga Stanford Medicine.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sarri si Joachim Loev

Story i radhës

Karvani i protestës franceze kundër vaksinimit të detyrueshëm hyn Paris

Të fundit nga

ShkoLartë