Karvani i protestës franceze kundër vaksinimit të detyrueshëm hyn Paris

February 12, 2022
1 minut lexim

Policia franceze tha sot se ka ndaluar dhe gjobitur qindra automjete që hynin në Paris, të dyshuara si pjesë e protestës kundër vaksinimit të detyruar dhe masave të tjera arbitrare të pandemisë nga qeveria e presidentit Macron.

Autoritetet thanë se më shumë se 7,000 oficerë policie janë dislokuar në kryeqytet për të ndaluar demonstruesit, shkruan BBC.

Disa automjete arritën të hynin deri te Harku i Triumfit ndërsa policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve në bulevardin Champs-Élysées pranë Harkut.

Demonstrata të tilla kundër masave të vaksinimit janë përhapur në shumë shteteve Evropës, e botës sipas modelit të kamionistëve kanadezë që prej gati dy javësh kanë bllokuar qendrën e kryeqytetit Ottawa.

Austria e Belgjika kanë shpallur të ndaluara karvane të tilla, ndërsa protesta masive kishte sot në Australi ku mijëra demonstrues rrethuan parlamentin e vendit, ashtu si dhe në Holandë e Zelandë të re.

Policia në Paris tha se kishte lëshuar më shumë se 300 gjoba për shoferët dhe kishte ndaluar 14 prej tyre.

Demonstruesit kundërshtojnë dokumentin ‘Covid pass’ të bërë të detyrueshëm në Francë nga Macron, që kërkon vetëm provë vaksinimi për të hyrë në vende publike .

Karvanet e organizuara online, duket se kanë bërë bashkë grupe nga kontekste të ndryshme politike e ideologjike, prandaj është e vështirë llogaritja e masës së tyre të saktë, shkruan BBC.

Kryeministri Jean Castex tha mbrëmë se autoritetet do të tregohen “të vendosura” nëse grupet tentojnë të bllokojnë kryeqytetin.

“E drejta e demonstrimit dhe e opinionit janë të garantuara, ndërsa e drejta e ndalimit të të tjerëve të shkojnë e të vijnë jo”, tha ai për rrjetin France 2.

Dy muaj para zgjedhjeve presidenciale në Francë qeveria kërkon të shmangë skena si ato të Jelekëve të Verdhë tre vjet më parë, shumë prej të cileve janë bashkuar me protestën aktuale.

Sot më shumë se 50 000 protestues kundër vaksinimit të detyruar ishin mbledhur sot rreth parlamentit të Australisë në Canberra, raportonin mediat , kurse policia në Zelandën e Re tha se ka arrestuar më shumë se 100 protestues që tentonin të bllokonin rrugët e kryeqytetit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Truri i burrave dhe grave vërtetë punon ndryshe, tregon studimi

Story i radhës

Roland Bejko: Fillon rishikimi i Reformës Administrativo-Territoriale

Të fundit nga

Çfarë paqe do të kemi pas luftës?

“Lufta në Ukrainë ka trazuar historinë e shekullit njëzet e një, duke u bërë shenjuesja e tij, ashtu si konfliktet e Revolucionit Francez dhe Perandorisë ishin shenjueset e shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe
ShkoLartë