Trupat ruse mbërrijnë në Bjellorusi

1 minut lexim

Trupat e para ruse kanë mbërritur tani në Bjellorusi si pjesë e një “grupimi rajonal” të forcave, sipas ministrisë së mbrojtjes së Bjellorusisë, raportton Sky news, përcjell “Bota sot”.

Presidenti Alexander Lukashenko tha këtë javë se trupat e tij do të vendosen me forcat ruse pranë kufirit ukrainas, duke përmendur ato që ai tha se ishin kërcënime nga Ukraina dhe Perëndimi.

Ekziston frika se Bjellorusia mund të dërgojë forcat e saj përtej kufirit për herë të parë.

Presidenti Lukashenko është një aleat i fortë i Presidentit Putin dhe burrat kanë pasur disa takime ballë për ballë që nga fillimi i luftës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse Marash Kumbulla nuk luajti kundër Real Betis?

Story i radhës

Ish-kryeministri suedez zgjedhet president i Partisë së Socialistëve Evropianë

Të fundit nga