trump skam nxitim per marreveshje me iranin do arrihet kur te jete e pershtatshme 69eb6f7f2fbef

Trump: S’kam nxitim për marrëveshje me Iranin, do arrihet kur të jetë e përshtatshme

April 24, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk ndodhet nën presion për të arritur një marrëveshje me Iran, duke theksuar se ka “gjithë kohën e botës” për negociatat.



Në një postim në rrjete sociale, Trump kritikoi raportimet mediatike që, sipas tij e paraqesin si të nxituar për një marrëveshje me Teheranin. Ai theksoi se situata është e kundërt dhe se Irani është ai që ndodhet nën presion.

Sipas Trump, çdo marrëveshje e mundshme do të realizohet vetëm kur të jetë “e përshtatshme dhe e dobishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatët tanë dhe pjesën tjetër të botës”.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes SHBA dhe Iran, ndërsa çështjet e sigurisë dhe programit bërthamor mbeten në qendër të diskutimeve ndërkombëtare.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

a u respektuan rregullat per mbrojtje gjate punes 69eb5e4e27f5d
Lajmi i mëparshëm

A u respektuan rregullat për mbrojtje gjatë punës?

tragjedia ne kisella vode prokuroria jep urdher per obduksion 69eb7921dc043
Lajmi i radhës

Tragjedia në Kisella Vodë, Prokuroria jep urdhër për obduksion

Të fundit nga

ShkoLartë