a u respektuan rregullat per mbrojtje gjate punes 69eb5e4e27f5d

A u respektuan rregullat për mbrojtje gjatë punës?

April 24, 2026
1 minut lexim
976d3d96 2b95 440e b97e dc64c3c5b568

Shkaqet e tragjedisë në kantierin e ndërtimit në “Kisella Vodë” të Shkupit, vazhdojnë të hetohen.
Prokurori Publik kërkon autopsi të të ndjerit dhe ka inspektuar kantierin e ndërtimit, ku vdiq një punëtor dhe u plagosën tre të tjerë.
Një prokuror publik në detyrë nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, e ka inspektuar vendin në “Kisella Vodë”, ku një punëtor humbi jetën dhe tre u plagosën, nga shembja e dheut në një kantier ndërtimi.
Prokurori Publik ka lëshuar urdhër për autopsi të të ndjerit.
– Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Inspektori Ndërtimor Komunal po hetojnë gjithashtu shkaqet e aksidentit dhe respektimin e rregulloreve të sigurisë në punë – ka njoftuar Prokuroria.
Më parë, Dr. Dragan Panov, udhëheqës turni në Shërbimin e Mjekësisë Emergjente – Shkup, informoi për MIA-n, se sipas informacioneve fillestare, viktimat ka shumë të ngjarë të jenë midis moshës 35 dhe 45 vjeç, por, hetimi do të tregojë se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe në çfarë rrethanash ka ndodhur aksidenti.
Viktima, sipas informacioneve të para, është 34 vjeç. (plusinfo)

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sa litra nafte mund te blihen me nje page minimale 69eb423147bfd
Lajmi i mëparshëm

Sa litra naftë mund të blihen me një pagë minimale?

trump skam nxitim per marreveshje me iranin do arrihet kur te jete e pershtatshme 69eb6f7f2fbef
Lajmi i radhës

Trump: S’kam nxitim për marrëveshje me Iranin, do arrihet kur të jetë e përshtatshme

Të fundit nga

2 punëtorë ndërtimi i zë dheu nga shembja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, në rrugën “Hristo Tatarçev”, ku si pasojë e shembjes së dheut gjatë punimeve ndërtimore për një shtëpi të re, dyshohet
ShkoLartë