trump pjesemarrja e putin ne samitin e g20 mund te jete e dobishme 69ec88c193e51

Trump: Pjesëmarrja e Putin në samitin e G20 mund të jetë e dobishme

April 25, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur qëndrim pozitiv ndaj mundësisë që presidenti rus, Vladimir Putin të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20-s, i cili pritet të mbahet në Majami në dhjetor.



Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve, Trump tha se ”prania e Putinit ndoshta do të ishte shumë e dobishme”.

Ai shtoi gjithashtu se e kishte konsideruar gjithmonë si të gabuar përjashtimin e Rusisë nga G8-a.

Megjithëse Rusia mbetet zyrtarisht pjesë e G20-s, presidenti Putin nuk ka marrë pjesë personalisht në një samit që nga viti 2019.

G20-a përfshin 19 vendet më të industrializuara dhe ekonomitë në zhvillim si dhe BE dhe Bashkimin Afrikan.

Sipas një raporti të “The Washington Post,” duke cituar zyrtarë qeveritarë, administrata amerikane po planifikon të ftojë Rusinë, megjithëse ende nuk është dërguar një ftesë zyrtare.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk e përjashtoi mundësinë e pjesëmarrjes së presidentit Putin, duke thënë se mbetet e hapur nëse ai vetë do të udhëtojë në Majami apo do të përfaqësohet nga një tjetër zyrtar rus.

Ai theksoi se Rusia i kushton rëndësi të madhe G20-s dhe do të jetë e përfaqësuar në çdo rast.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka krijuar tensione me vendet perëndimore brenda G20, duke shtyrë Moskën që të forcojë angazhimin e saj në aleancën BRICS, ku bëjnë pjesë vende si Brazili, India, Kina dhe Afrika e Jugut

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vlen politikat ekonomike po japin rezultate konkrete ne zheline 69ec77ce1ebfa
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Politikat ekonomike po japin rezultate konkrete në Zhelinë

aliu sigurojme 100 autoambulanca te reja per institucionet publike shendetesore 69ec9260a6e39
Lajmi i radhës

Aliu: Sigurojmë 100 autoambulanca të reja për institucionet publike shëndetësore

Të fundit nga

ShkoLartë