aliu sigurojme 100 autoambulanca te reja per institucionet publike shendetesore 69ec9260a6e39

Aliu: Sigurojmë 100 autoambulanca të reja për institucionet publike shëndetësore

April 25, 2026
1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë, në përputhje me një vendim të Qeverisë, ka shpallur prokurimin publik për 100 autoambulanca të reja me pajisje mjekësore të avancuara për institucionet publike shëndetësore në gjithë vendin, njoftoi MSH.

Vlera totale e investimit është 461.250.000 denarë, ndërsa aktualisht është në rrjedhë afati ligjor për paraqitjen e ofertave.

“Furnizimi me 100 autoambulanca të reja do të përmirësojë ndjeshëm kapacitetin e sistemit shëndetësor për reagim në situata emergjente dhe do të mundësojë ndërhyrje më të shpejtë dhe më efikase, me transport të shpejtë dhe në kohë të pacientëve drejt institucioneve përkatëse shëndetësore. Për mjetet është paraparë pajisje mjekësore e avancuar, ndërsa shpërndarja e tyre në institucionet në të gjithë vendin do të sigurojë mbulim më të mirë në të gjitha zonat, veçanërisht në mjediset rurale”, sqaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, thuhet në njoftim.

Kjo investim, shtojnë nga MSH, është pjesë e një procesi më të gjerë për forcimin thelbësor të sistemit të reagimit shëndetësor në situata krize, përmes modernizimit të ndihmës së shpejtë mjekësore dhe përmirësimit të kapaciteteve operative për një reagim të shpejtë dhe të strukturuar të sistemit shëndetësor.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump pjesemarrja e putin ne samitin e g20 mund te jete e dobishme 69ec88c193e51
Lajmi i mëparshëm

Trump: Pjesëmarrja e Putin në samitin e G20 mund të jetë e dobishme

filipce qeveria e mickoskit e njejte me ate te gruevskit 69ec93accbff9
Lajmi i radhës

Filipçe: Qeveria e Mickoskit e njejtë me atë të Gruevskit

Të fundit nga

ShkoLartë