vlen politikat ekonomike po japin rezultate konkrete ne zheline 69ec77ce1ebfa

VLEN: Politikat ekonomike po japin rezultate konkrete në Zhelinë

April 25, 2026
1 minut lexim
VLEN 1 780x439 3

Vizita e Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në Zhelinë dhe takimi me kryetarin e komunës, Blerim Sejdiu, dëshmojnë qartë qasjen aktive dhe të drejtpërdrejtë të institucioneve në përmirësimin e kushteve ekonomike në nivel lokal. Diskutimet për projektet infrastrukturore, përkrahjen e bizneseve dhe mbështetjen për qytetarët janë hapa konkretë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Vizitat në bizneset e suksesshme në Zhelinë janë dëshmi se politikat ekonomike po japin rezultate reale në terren. Përmes Ligjit për mbështetje të investimeve dhe instrumenteve të tjera institucionale, po krijohen mundësi të reja për zgjerim të kapaciteteve, rritje të konkurrueshmërisë dhe hapje të vendeve të reja të punës.

VLEN vlerëson veçanërisht efektet e Planit Operativ 2025, i cili ka mundësuar vetëpunësimin e mijëra qytetarëve. Vetëm në Komunën e Zhelinës janë ndarë rreth 20 grante për qytetarë dhe biznese, duke përfshirë masa konkrete si vetëpunësimi dhe subvencionimi i pagave. Kjo është dëshmi se politikat nuk mbeten deklarative, por përkthehen në përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët. Me një buxhet të paraparë prej rreth 40 milionë euro për Planin Operativ për Punësim 2026, pritet një zgjerim edhe më i madh i mundësive për punësim dhe zhvillim ekonomik. Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mirëqenies sociale dhe stabilitetit ekonomik. VLEN mbështet fuqishëm politikat që sjellin zhvillim real, përkrahje për bizneset dhe perspektivë për qytetarët. Angazhimi për një klimë më të mirë ekonomike dhe për një të ardhme më të sigurt për të gjithë duhet të vazhdojë me të njëjtin intensitet dhe përkushtim.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ngjarje e rende ne haracine nxenesi plagoset me thike ne shkolle dergohet ne spital 69ec22091cebc
Lajmi i mëparshëm

Ngjarje e rëndë në Haraçinë: Nxënësi plagoset me thikë në shkollë, dërgohet në spital

trump pjesemarrja e putin ne samitin e g20 mund te jete e dobishme 69ec88c193e51
Lajmi i radhës

Trump: Pjesëmarrja e Putin në samitin e G20 mund të jetë e dobishme

Të fundit nga

ShkoLartë