trump iranit i kane mbetur vetem 22 te kapaciteteve raketore 6a25725258c5d

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22% të kapaciteteve raketore

June 7, 2026
1 minut lexim

Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha se Irani ka humbur shumicën e kapacitetit të tij për prodhimin e raketave dhe dronëve dhe se i ka mbetur vetëm “21-22 për qind” e stokut të raketave.



“Shumica e fabrikave të dronëve janë shkatërruar, shumica e platformave të lëshimit janë shkatërruar dhe shumica e zonave të prodhimit të raketave janë shkatërruar”, tha Trump në një intervistë për NBC News që do të transmetohet të dielën, ndërsa pjesë nga ajo u publikuan të premten.

“Ata ende kanë kapacitet. Kanë disa raketa, kanë disa dronë”, shtoi ai.

“Do të thosha në përqindje, ndoshta 21-22 për qind të raketave të tyre. Janë shumë raketa, por nuk është si më parë kur filluam sulmin”, theksoi Trump.

I pyetur pse Irani ende nuk ka pranuar një marrëveshje për t’i dhënë fund përhershëm luftës që filloi më 28 shkurt, pavarësisht, siç tha ai, “shpresës së tyre për zgjidhje”, Trump u përgjigj: “Ata janë krenarë dhe ka gjëra që kurrë nuk menduan se do t’i bënin, por tani do të detyrohen t’i bëjnë. Nuk kanë zgjedhje dhe kjo merr pak kohë”.

I pyetur pse nuk arriti një marrëveshje më të mirë pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore me Iranin gjatë mandatit të tij të parë, ai tha: “Duhet vite për t’i bërë këto gjëra. Këta njerëz kanë luftuar për 47 vjet.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ahmeti bene te ditur formimin e komitetit te veteraneve te bdi se 6a25604cbd575
Lajmi i mëparshëm

Ahmeti bënë të ditur formimin e “Komitetit të Veteranëve” të BDI-së

rreth 7 me pak votues deri ne oren 1500 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit dhe te shkurtit 2025 6a2576d23ba26
Lajmi i radhës

Rreth 7% më pak votues deri në orën 15:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit dhe të shkurtit 2025

Të fundit nga

“Roaming si në shtëpi” nga viti i ardhshëm

Në fillim të vitit të ardhshëm pritet të nisë sistemi “Roaming si në shtëpi”. Këtë e paralajmëroi në një takim informues me gazetarët ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, i cili tha

Izraeli sulmon kryeqytetin e Libanit

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka kryer sulme ajrore ndaj kryeqytetit të Libanit, Bejrutit. Sulmet kishin në shënjestër një qendër komande “terroriste” në periferinë jugore të Dahiyeh, një bastion i Hezbollahut, sipas
ShkoLartë