tri masakra ndaj shqiptareve masakra e izbices masakra e krushes se vogel tragjedia e otrantos 6242cd59389b9

Tri masakra ndaj shqiptarëve, masakra e Izbicës, masakra e Krushës së vogël, tragjedia e Otrantos

March 29, 2022
min lexim

Nuk mund ta harrojmë Holokaustin e vërtetë të ndërgjegjes njerëzore, turqit, serbët e grekët me shekuj kanë bërë Gjenocid dhe barbari mbi popullsinë shqiptare, gjaku i tyre u bëftë dritë për brezat dhe ardhmërinë e kombit shqiptar…

Kujtojmë 109 vjetorin që, me 27 mars 1913, nën dritën e hënës, të 200 andartët grekë u sulën si hienat në fshatrat çame, ua lidhnin fort duart me tela dhe i merrnin me vete, në Mininë u arrestuan 29 vetë, në Njihuar u morën 21 vetë, në Koriqan (Rrëzanj) u morën 15 vetë, në Dramës u morën 17 vetë, në Skupicë 10, në Bedelenë 7, në Nikolicë 9, në Vratilë 4, në Grikë 5, në Paramithi 5 dhe në Vrisi e Shëmrizë nga 4 vetë, rruga po i çonte nga Përroi i Selanit, ku krismat mund të dëgjoheshin sa më pak.

“Ne e kuptuam se ju po na çoni për të na vrarë – Dalan Binozi u thotë andartëve, por dijeni se Çamërisë nuk do t’i mungojnë burrat edhe pas vrasjes sonë”, në atë varrezë masive, që nuk u mbulua kurrë, gjatë ditëve të tëra dëgjoheshin rënkime të burrave gjysmë të vrarë: Lavdi Martirëve të rënë për Kombit Shqiptar në Masakra në Përroin e Selanit, ky është gjak shqiptari, të rroni e ta kujtoni, pushoftë në paqen, viktimat e pafajshme!!!

Kujtojmë 23 vjetorin e masakrës të 147 shqiptarëve të pafajshëm, banorë të fshatit Izbicë, dhe masakra e 113 burrave e fëmijëve shqiptarët, 70 % e meshkujve të fshati të Krushës së Vogël (28 mars 1999, Ditë zije sot për Kombin Tonë!!!), të masakruar nga fanatikë serbë gjakatarë, Shpirti i tyre Pushoftë në Paqe, të rroni e ta kujtoni: Lavdi Përjetë dhe Ngushëllime mbarë Kombit Shqiptar, dhe të gjitha familjeve të martirëve të rënë për tokën shqiptare, nuk duhet harruar, duhet ta përkujtojmë me dhimbje këtë ditë!!!

Edhe ne kujtojmë 25 vjetorin, 28 marsin e 1997-ës, që anija shqiptare “Katri i Radës” me 120 persona në bord arriti të hynte në ujërat italiane, por pak pasi i ishte afruar brigjeve të Otrantos në Itali u godit qëllimisht nga anija luftarake italiane, “Sibila”, u mbytën 84 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë. Prej tyre, 57 trupa u kthyen, ndërkohë që 24 trupa rezultojnë të zhdukur, 34 persona të mbijetuar: Ngushëllime të gjitha familjeve, ngushëllime mbarë Kombit Shqiptar, pushofshin në paqe viktimat e pafajshme!!!

Rroftë kombi shqiptarë!!! Rroftë Shqipëria Etnike!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! I Lirisë së Ilirisë!!! Autoktonus!!!

Së bashku nuk do të humbasim kurrë!!! Populli i bashkuar kurrë nuk do të mposhtet!!! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët kudo gjenden në Atdhe dhe në të gjithë boten mbarë!!!

Shërbëtor i përulur i Zotit dhe Shqipërisë, Shkëlqesia e Juaj Imzot

Aleksandër i Shqiptarëve, Kryepeshkop – Bir i Shqiponjës

Rroftë Shqipëria e Bashkuar!!!

INSTAGRAM @alejandrogreco.oficial

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

bisedimet me rusine ministri ukrainas paralajmeron per kujdes mos hani dhe mos pini asgje 6242cd55d9f5d
Story i mëparshëm

Bisedimet me Rusinë, ministri ukrainas paralajmëron për kujdes: Mos hani dhe mos pini asgjë

apple sjell nje version te ri te ipad pro ne vjeshte 6242cd8f1a314
Story i radhës

Apple sjell një version të ri të iPad Pro në Vjeshtë

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë